40 filma shfaqen në festivalin e parë të filmit ndërkombëtar ‘Art Without Limit’

Filma

40 filma shfaqen në festivalin e parë të filmit ndërkombëtar ‘Art Without Limit’

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

“Art Without Limit International Film Festival” është festivali më i ri i filmit në Kosovë, i cili mbahet nga data 28-30 shtator në Prishtinë.

AWLIFF është i vetmi festival në Ballkan ku të gjithë filmat të cilët janë në program për t’u shfaqur, kanë si temë personat me nevoja të veҫanta.

Festivali është organizuar nga një grup femrash dhe NGO “Art Without Limit” me drejtoreshë ekzekutive Ganimete Sava, ndërsa drejtor artistik është regjisori Burim Haliti, dhe drejtor i programit Michael Stoeger.

Mbështetjen më të madhe për festivalin e ka dhënë producenti i njohur austriak Veit Heiduschka, i cili do të jetë president i jurisë profesionale i festivalit.

Heiduschka si producent ka fituar ҫmimin Oskar me filmin ‘Amour’ së bashku me regjisorin e famshëm Michael Haneke.

Mbi 500 filma nga 70 vende të botës kanë aplikuar për të qenë pjesë e programit të festivalit, selektorët kanë përzgjedhur 40 prej tyre, për t’u shfaqur në edicionin e parë në këtë festival.

Juria profesionale do të ndajë tetë çmime:

-Golden dhe silver për filmin më të mirë të shkurtër (Fiction)

-Golden dhe silver për filmin më të mirë të shkurtër (Dokumentar)

-Golden dhe silver për filmin më të mirë të shkurtër (Animacion)

-Projekti më i mirë i portretizuar (Dokumentar)

-Projekti më i mire i cili fuqizon gruan

Ndryshe, festivali ishte paraparë të mbahet në ‘Kino Armata’ në Prishtinë, por për shkak të pandemisë COVID-19, këtë vit do të mbahet online. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat