Squid Games: Përkthimi i gabuar i Netflix po ndryshon kuptimin e serialit

Filma

Squid Games: Përkthimi i gabuar i Netflix po ndryshon kuptimin e serialit

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 18:51
Squid Games

Seriali i ri “Squid Games” , i cili është bërë viral ditët e fundit, po bëhet ndër më të ndjekurit e Neflix ndonjëherë.

Drama në gjuhën koreane erdhi për herë të parë në Netflix në shtator dhe eksploron një botë shumë larg ndaj normales, në të cilën një organizatë e çuditshme rekruton njerëz që kanë borxhe dhe ata pastaj duhet të konkurrojnë në një seri lojërash vdekjeprurëse.

Një përdoruese e TikTok, Youngmi Mayer, tani ka pretenduar se titrat në versionin anglisht janë “aq të këqija” saqë shpesh humbin kuptimin nga skenari origjinal.

Folësja e rrjedhshëm e gjuhës koreane thotë: “Dialogu ishte aq i mirë dhe asgjë prej tij nuk u shfaq.”

Këtu mund ta shikoni videon e saj:

Në një shembull të dhënë, një personazh nga Squid Games përpiqet të bindë njerëzit të luajnë lojën me të, dhe në titra thuhet: “Unë nuk jam një gjeni, por prapë e kuptova”.

Mayer shpjegoi se kjo ishte e pasaktë dhe se ajo ekzaktësisht: “Unë jam shumë e zgjuar, thjesht nuk kam pasur kurrë mundësi të studioj.”

Ajo vazhdon: “Pothuajse gjithçka që ajo thotë është duke u dëmtuar nga përkthimi aq i keq… skenaristët, gjithçka që duan që ju të dini për të është kjo,” tha Mayer.
“Duket aq e vogël, por është qëllimi i të gjithë personazhit.”

@youngmimayer #squidgame ♬ original sound - youngmi
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat