RedBulli/ Marko: Nuk kemi parë potencialin e vërtetë të Mercedes-it

Formula 1

RedBulli/ Marko: Nuk kemi parë potencialin e vërtetë të Mercedes-it

Më: 17 mars 2021 Në ora: 08:49
RedBulli

Përkundër fillimit të vështirë në testet parasezonale, drejtori i programit të garës së RedBull-it, Helmut Marko, thotë që nuk kemi parë potencialin e vërtetë të kësaj skuadre.

Shefat e skuadrave vendosën që të shkurtonin testimet parasezonale në vetëm tri ditë, për të kursyer para për sezonin e madh.

Befasisht, më të goditurit nga ky vendim, ishin Mercedes.

Skuadra gjermane doli shumë dobët, shkak qenë problemet me vazhdimësinë dhe “shpinën” e bolidit.

Nuk ishte vetëm Mercedes që vuajti, por edhe skuadra e pasuruar me këtë motor, Aston Martin.

Të dyja skuadrat kompletuan më sa paku xhiro nga të gjithë, me Mercedes që kishte 304 dhe Aston Martin që kishte 314.

Mercedes ishin në vendin e pestë për shpejtësi, me Hamilton që ishte afër një sekondë më i ngadaltë krahasuar me kohën e Max Verstappen.

Por, përkundër gjithë kësaj, Helmut Marko refuzon që të nënvlerësojë Mercedes-in, me skuadrën që përgatitet për titullin e tetë radhazi në F1.

“Nuk kemi parë potencialin e vërtetë të tyre”, tha Marko.

“Normalisht që kemi parë problemet që kishin me motorin, por mendojmë që këto janë probleme teknike dhe mund të rregullohen lehtë”.

Me komentet e Marko-s, pajtohet edhe drejtori i RedBull-it, Christian Horner.

“Ata janë një skuadër e mrekullueshme”, thotë Horner, “edhe para dy viteve ata kishin disa probleme në testime, por pastaj na shkatërruan në Melbourne”.

“Është e vërtetë që makina e tyre nuk u duk fare mirë në ditët e testimeve, por në Formula 1, gjërat ndryshojnë shumë shpejtë”.

Javën tjetër fillon sezoni i Formula 1, me garën e Bahrain-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat