Sebastian Vettel diskualifikohet nga “Grand Prix” shkaku i fanellës që e veshi pas garës

Formula 1

Sebastian Vettel diskualifikohet nga “Grand Prix” shkaku i fanellës që e veshi pas garës

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 22:58
Sebastian Vettel

Sebastian Vettel është nën hetim pasi që ai para garës në Hungari po mbante një bluzë me ngjyra ylberi me mbishkrimin “E njëjta dashuri” gjatë intonimit të himnit në HungaroRing.

Menjëherë pas garës, të cilën Vettel e përfundoi në vendin e dytë, drejtuesit njoftuan se Vettel do të duhej të shpjegonte “shkeljen e udhëzimeve të drejtorit të garës”.

“Me sa kam kuptuar, është sepse kam veshur një bluzë gjatë intonimit të himnit. Ata mund të bëjnë çfarë të duan për mua, nuk më intereson. Unë do ta bëja përsëri”, ka thënë Vettel për Sky Sport.

I veshur me këtë bluzë specifike, Vettel ofroi mbështetje për komunitetin LGBTQ+, dhe gjithashtu mbante një maskë fytyre me ngjyrë ylberi.

Ngasësit e Formulës 1 lejohen të veshin çfarë të duan gjatë mesazhit “Ne Gara Si Një” para fillimit të garës, por FIA kërkon që çdo veshje me mesazhe politike të hiqet para se të këndohet himni.

Kolegu i Vettel, Lewis Hamilton gjithashtu komentoi të gjithë situatën.

“Unë mendoj se është mirë që Seb vendosi të theksojë këtë mesazh këtë fundjavë. Unë nuk e besoj, në fakt shpresoj se ai nuk do të ketë shumë probleme pasi vendosi të mbështesë diversitetin,” tha Hamilton, i cili u gjend në një situatë të ngjashme kur ishte nën hetim për shkak të bluzës që kishte veshur në Mudjel, e cila i referohej vrasjeve të popullatës afro-amerikane nga policia.

Hetimet janë duke vazhduar ndaj Vettel dhe pasojat për të mund të jenë edhe më të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat