Zbulohen detaje nga gjendja shëndetësore e Schumacher, çfarë po ndodh me legjendën e F1

Formula 1

Zbulohen detaje nga gjendja shëndetësore e Schumacher, çfarë po ndodh me legjendën e F1

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 11:53
Michael Schumacher

Para publikimit të dokumentarit të shumëpritur në Netflix për karrierën e Michael Schumacher, Jean Todt, ish-shefi i tij te Ferrari, dha një tjetër intervistë për Bild.

Todt u shpreh se Michael Schumacher do të përmirësohet ngadalë dhe kjo do të ndodhë me siguri. Ai theksoi se e ka vizituar gjermanin vazhdimisht që prej aksidentit me ski në vitin 2013.

“Kam kaluar shumë kohë me Corinna-n që kur Michael u aksidentua më 29 dhjetor 2013. Ajo është një grua e mrekullueshme dhe tashmë drejton familjen. Ndodhi papritur dhe ajo nuk kishte zgjidhje. Por Corinna e bën këtë shumë mirë. Unë i besoj asaj dhe ajo më beson mua. Falë punës së mjekëve dhe bashkëpunimit të Corinna-s, ai mbijetoi”, ka thënë Todt në intervistën e fundit për Bild.

Image

Që prej aksidentit, informacionet kanë qenë shumë të pakta dhe vetëm Jean Todt ka qenë ai që ka zbuluar diçka nga gjendja shëndetësore e 7 herë kampionit të botës. Ish-presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) ka qenë një nga personat më të afërt me ish-pilotin gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat