Leclerc: Nga kjo garë në Amerikë nuk prisnim që të paraqiteshim kaq mirë

Formula 1

Leclerc: Nga kjo garë në Amerikë nuk prisnim që të paraqiteshim kaq mirë

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 13:53
Leclerc: Nga kjo garë në Amerikë nuk prisnim që të paraqiteshim kaq mirë

Pas vendit të katërt të arritur në garën e zhvilluar në Austin, piloti mongask i Ferrarit, Charles Leclerc, mendon se vendi i tretë në renditjen e përgjithshme për konstruktorë është i aritshëm për “kokëkuqen”.

“Nga kjo garë në Amerikë nuk prisnim që të paraqiteshim kaq mirë.

Ndërkohë që doli një nga garat tona më të mirë të këtij sezoni”, tha Leclerc.

“Ritmi në atë garë ishte i mirë, çka tregon se ndryshimet e aplikuara janë efikase dhe dhanë rezultat. Të gjithë kanë bërë një punë të mirë, duke na ofruar një makinë kompetitive.

Rikuperuam 4 pikë ndaj McLaren dhe mendoj se në garat e radhës mund të fitojmë sërish terren.

Kemi ende disa modifikime për të aplikuar në vijim, që do të na ndihmojnë më shumë”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat