Çfarë ndodhi pas garës së Abu Dhabi?

Formula 1

Çfarë ndodhi pas garës së Abu Dhabi?

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 12:25
Hamiltorn

Lewis Hamilton ka thyer heshtjen dhe pas dy muajsh, ku vendosi të mos publikojë asgjë në rrjetet sociale. U përfol se piloti britanik do të tërhiqej nga sporti pas zhgënjimit në garën e fundit në Abu Dhabi, ku humbi titullin kampion për pilotë.

Gjatë prezantimit të Mercedes, ai ka zbuluar me pak fjalë gjendjen e tij. “Unë asnjëherë nuk kam thënë se do të tërhiqesha nga sporti. Unë e dua punën që bëj, më pëlqen të garoj”, u shpreh piloti britanik i Mercedes, 7 herë kampion bote në Formula 1.

“Nuk e mohoj që kjo ka qenë një periudhë e vështirë për mua dhe mu desh pak kohë të qetësohesha pas garës së fundit. Bëra një hap pas, e kisha të nevojshme”, deklaroi Hamilton, që shkëputi çdo lidhje me njerëzit në rrjetet sociale.

“Tani jam rikthyer, më pëlqen makina e re dhe shpresoj të jetë sërish kampione dhe e shpejtë. Me Russell do të punojmë për ta mbajtur Mercedes kampione dhe të arrij objektivat e mi personalë. Të shohim se si do të reagojë makina e re”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat