Wolff pesimist: Nuk kemi shkopin magjik për të zgjidhur problemet

Formula 1

Wolff pesimist: Nuk kemi shkopin magjik për të zgjidhur problemet

Më: 7 prill 2022 Në ora: 12:12
Wolff pesimist: Nuk kemi shkopin magjik për të zgjidhur problemet

“Jemi në një fazë ku po mundohemi të kuptojmë atë që po ndodh dhe dy garat e para të kampionatit kanë treguar se kemi shumë për të mësuar”. Është ky komenti i Toto Wolff, drejtorit sportiv të Mercedes.

“Për momentin, paraqitjet tona nuk janë të kënaqshme, janë larg pritshmërisë, por të gjithë po punojmë për të kuptuar e zgjidhur problemet”, tha Wolff

“Nuk kemi shkopin magjik për të zgjidhur problemet që në garën e radhës, por mendoj se do të kemi përmirësime në garat e radhës. Duhet të afrohemi me më të mirët. Deri në atë moment, duke të maksimizojmë paraqitjen tonë dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë”, u shpreh Wolff.

“Kemi shumë sfida përpara dhe pilotët tanë po bëjnë maksimumin në pistë, duke na dhënë një informacion të rëndësishëm. Gara e radhës është në Australi, ku nuk kemi garuar dy vitet e fundit. Duhet të shohim modifikimet në pistë dhe se si do të përshtatemi me këtë garë”, tha Toto Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat