Leclerc para garës së Kanadasë: Duhet të pilotoj sikur të isha në vendin e parë

Formula 1

Leclerc para garës së Kanadasë: Duhet të pilotoj sikur të isha në vendin e parë

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 20:01
Leclerc para garës së Kanadasë: Duhet të pilotoj sikur të isha në vendin e parë

Tre garat e fundit të Formula 1 kanë rezultuar zhgënjyese për Charles Leclerc me pilotin e Ferrarit që dy prej tyre nuk ia ka dalë të dërgojë makinën deri në vijën e finishit (Spanjë dhe Azerbaixhan), ndërsa në rastin tjetrin e përfundoi garën në vendin e katërt (Monte-Carlo). Këto rezultate zhgënjyese të njëpasnjëshme kanë bërë që Max Verstappen të shkëputet në krye të klasifikimit botëror me 34 pikë diferencë.

Megjithatë, monegasku nuk humbet besimin dhe motivimin ndërsa para Çmimit të Madh të Kanadasë thekson se është mjaftueshëm i fortë psikologjikisht për të vazhduar para dhe për të garuar sikur të ishte ende në vendin e parë.

“Ishte zhgënjimi i tretë radhazi dhe nuk është e lehtë. Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje jam optimist dhe besoj se kam forcën e duhur psikologjike për të garuar ende njësoj sikur të isha në udhëheqje të botërorit.

Jam i motivuar maksimalisht për garën e radhës, por nuk duhet në asnjë mënyrë të përsërisim gabimet dhe duhet të rifitojmë besimin. Duhet të përmirësohemi si skuadër në këtë aspekt”, u shpreh Leclerc.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat