Gruaja që ngriti në këmbë kampionin e botës pas garës së Baku

Formula 1

Gruaja që ngriti në këmbë kampionin e botës pas garës së Baku

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 15:35
Gruaja që ngriti në këmbë kampionin e botës pas garës së Baku

Pas garës së Baku, ku mezi doli nga makina e tij për shkak të dhimbjeve të shkaktuara nga efekti “propoising” (lëkundjet që makina pëson në pistë), piloti britanik Lewis Hamilton ishte në dyshim për garën që zhvillohet këtë fundjavë në Montreal (Kanada).

Te Mercedes po vlerësonin idenë që 7 herë kampioni i botës të qëndrojë pushim këtë garë, por ai do të jetë rregullisht në pistë.

Gjithçka për meritë të Angela Cullen, një fizioterapiste që është njeriu më pranë Hamilton, e konsideruar si “ëngjëlli mbrojtës” i pilotit britanik. Një fiozioterapiste e aftë të ngrejë në këmbë pilotin pas dhimbjeve të tmerrshme që kishte pas garës së fundi. Cullen është gjithnjë me Hamilton, duke qenë krahu i djathtë i tij. gjatë këtyre pak ditëve ajo ka bërë mrekullinë me pilotin e Mercedes.

Ajo ka përdorur një “koktej” terapisht, si fizioterapi, stretching, agopunturë dhe crioterapi. “Jam i bekuar që kam gjkithnjë me vete Angela Cullen.

Pa të do të isha i humbur. Kemi punuar çdo ditë së bashku për të më ngritur në këmbë. Jam shumë më mirë dhe sot, pas 5 ditësh, isha në gjendje të vrapoja për herë të parë”, u shpreh Hamilton përmes një postimi në rrjetet sociale.

Neozelandezja Angela Cullen, 47-vjeçare, ka qenë dikur një lojtare e hokejit në bar. Prej vitit 2015 është pranë skuadrës Mercedes, si fizioterapiste dhe prej vitesh është njeriu më i besuar i 7 herë kampionit të botës. Ajo prej vitit 2016 ndjek gjithnjë nga pas pilotin britanik. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë, ndërkohë që jeton në një krahinë në Alpet e Francës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat