Piloti i Ferrari: Për herë të parë kam hyrë në Maranello si klandestin

Formula 1

Piloti i Ferrari: Për herë të parë kam hyrë në Maranello si klandestin

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 11:45
Piloti i Ferrari

Hera e parë nuk harrohet kurrë. Nëse monogasku Charles Leclerc ka mbërritur për herë të parë në Maranello (fabrikën e Ferrari) në moshën 12-vjeçare, piloti tjetër i makinës italiane, spanjolli Carlos Sainz, ka patur një tjetër aventurë.

Në vitet 2019 e 2020 ai garoi me McLaren dhe siç tregon vetë spanjolli, kur u paraqit në dyert e Maranello, ai ishte ende nën kontratë me makinën britanike. Për pasojë, në bazë të rregullave të Formula 1, ai nuk mund të shkonte në një skuadër tjetër deri më 1 janar.

“Hera e parë që shkova te Ferrari ishte një mision sekret. Duhej të prisja që të skadonte kontrata ime me ekipin e mëparshëm. Në fund, vendosëm që të hyja nga dera e pasme e Maranello”, tha Sainz, që ka një kontratë me “kokëkuqen” deri në vitin 204.

“Ndonjëherë, kur ndihem i lodhur apo me humor të keq, pa e kuptur përse, i them gjithnjë vetes, që jam një pilot i Ferrari. Kalimi te kjo skuadër më bëri të jem më i famshëm, të kem më shumë sponsorë etj”, tha Carlos Sainz.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat