Verstappen me Red Bull vijon të fitojë garat njëra pas tjetrës

Formula 1

Verstappen me Red Bull vijon të fitojë garat njëra pas tjetrës

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 18:38
Verstappen

Max Verstappen me Red Bull vijon të fitojë garat njëra pas tjetrës, duke e bërë titullin kampion thjesht çështje kohe, teksa do të ishte i dyti radhazi. Piloti holandez triumfoi në garën e shtëpisë në pistën e Zandvoort.

Verstappen e nisi i pari garën dhe e mbrojti këtë pozicion deri në fund, pavarësisht zhvillimeve, ku u desh edhe makina e sigurisë virtuale.

Me këtë sukses, Verstappen shkon në 310 pikë, duke e thelluar distancën me ndjekësit, sidomos me Leclerc.

Në vendin e dytë u rendit George Rusell me Mercedes, ndërsa Charles Leclerc arrin vetëm një vend në podium me vendin e tretë, pavarësisht se u nis nga vendi i dytë. I katërti Leëis Hamilton, që për shumë xhiro udhëhoqi garën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat