Këshilltari i Red Bull: Mos u habisni kur Verstappen të tërhiqet!

Formula 1

Këshilltari i Red Bull: Mos u habisni kur Verstappen të tërhiqet!

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 14:23
Këshilltari i Red Bull: Mos u habisni kur Verstappen të tërhiqet!

Max Verstappen është shumë pranë titullit numër dy në karrierë me pilotin holandez që udhëheq kampionatin aktual me 109 pikë nga ndjekësit më të afërt Leclerc dhe Perez.

Megjithatë, 24-vjeçari duket se nuk mendon shumë për rekordet dhe për të adhmen teksa këshilltari i RedBull, Helmut Marko thekson se holandezi nuk joshet nga paratë dhe se kur të përfundojë kontratën me skuderinë austriake do të jetë 31-vjeç e në rast se nuk është i motivuar, atëherë askush nuk duhet të surprizohet nëse ai vendos të tërhiqet.

“Ne duam të fitojmë edhe shumë tituj të tjerë me Verstappen.

Por, unë dyshoj se do ta shohim Verstappen deri në momentin kur të thyejë të gjitha rekordet, padyshim aim und t’ia dalë por ai është edhe personi që mbledh plaçkat dhe largohet në momentin që nuk është i motivuar dhe nuk e ndjen të vazhdojë.

Mund t’i ofrosh para pafund, por ai nuk do të qëndronte nëse e vendos të largohet.

Dhe, mendoj se diçka e tillë mund të ndodhë më shpejt se sa e kemi menduar. Max është një talent i madh, është një pilot që e kontrollon makinën në mënyrë të shkëlqyer, sidomos kur piloton në limite”, u shpreh Marko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat