“Mercedesi” zbulon se një gabim të madh teknik në makinë

Formula 1

“Mercedesi” zbulon se një gabim të madh teknik në makinë

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 15:17
“Mercedesi” zbulon se një gabim të madh teknik në makinë

Viti 20022 për makinën Mercedes ishte një zhgënjim, një skuadër që dominoi në Formula 1 përgjatë tetë sezoneve të fundit. Skuadra nga Brackley harxhoi mjaft kohë në fabrikë dhe jo vetëm për të zgjidhur disa probleme që dolën papritur gjatë rrugës, të shkaktuara nga një deficit teknik dhe një projekt me gabime.

Sidomos për sa i përket problemit të “porpoising” (tundja e makinës në vijë të drejtë), që i shkaktoi mjaft sheqtësime dy pilotëve të saj, që pësonin lëkundje të mëdha në makinë në shpejtësi maksimale.

“Mendoj se e kuptuam se nga vinte ai problem që na kushtoi shumë kohë. Për fat të keq harxhuam shumë kohë për ta zgjidhur atë problem, 8 apo 10 muaj.

Kjo na pengoi në zhvillimin e mëtejshëm të makinës, pasi nuk kuptonin se çfarë nuk funksiononte. Gjithsesi, kemi punuar edhe në aspektin afatgjatë, për të patur një makinë kompetitive vitin tjetër. Jemi thuajse në një linjë me Ferrari e shumë pak pas Red Bull”, tha Toto Volf, shefi i Mercedesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat