Wolff në alarm: Red Bull dhe Ferrari më të shpejta se Mercedes

Formula 1

Wolff në alarm: Red Bull dhe Ferrari më të shpejta se Mercedes

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 13:49
Makina Red Bull

Për numrin një të shtëpisë automobilistike “Mercedes” konkurenca është ende larg.

Testet e para zyrtare të bëra në Bahrein i kanë treguar skuderisë gjermane se nuk ka ngushtuar diferencat me veturat rivale, të cilat për mometin janë më të shpejta.

“Duhet të jemi realist dhe të pranojmë se Ferrari dhe Red Bull janë më të shpejta se ne.

Për mendimin tim kanë karakteristika si ato të 2022-it dhe mbase Ferrari është edhe më e shpejtë.

Niveli i tyre është shumë i lartë”, ishin fjalët e para të Toto Wolff.

Në prononcimin e tij gjermani nuk fshehu se këtë sezon “Mercedes” zbret në pistë me objektivin që të ngushtojë sa më shumë diferencat e krijuara në vitet e fundit me rivalet për titull.

“Qëllimi jonë është ti afrohemi sa më shumë kohëve të Ferrari-t dhe Red Bull-it.

Por tani jam realist dhe them se ka distancë mes nesh.

Mendoj se ky hendek do të zvogëlohet deri në mesin e kampionatit”, shpjegoi Wolff.

I pyetur nëse Mercedes do të jetë mes pretendenteve për tiull, numri një i skuderisë gjermane tha: “Objektivi ynë është titulli, por sot për sot nuk jam optimist në këtë drejtim.

Kam ende shpresa pasi jemi një ekip që zhvillohet shpejt.

Pasi të kemi analizuar të dhënat do të dimë se ku do të duhet të ndërhyjmë”.

Magjinë e Formula 1 do të keni mundësi ta ndiqni vetëm nëpërmjet Radio Televizionit Shqiptar duke filluar me Çmimin e Madh të Bahreinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat