Nesër nis sezoni i ri në F1, Verstappen në mbrojte të titullit

Formula 1

Nesër nis sezoni i ri në F1, Verstappen në mbrojte të titullit

Më: 2 mars 2023 Në ora: 14:22
Pamje nga një garë e Formulës

Pilotët e Formula 1 do të nisin sezonin e ri, kampionatin e 74-t me radhë me Çmimin e Madh të Bahreinit që mbahet këtë të diele.

Favoriti kryesor për të fituar titullin është kampioni botëror i dyfishtë, holandezi Max Verstappen i skuadrës Red Bull.

Koleg i tij këtë sezon do të jetë meksikani Sergio Perez.

Verstappen beson se këtë edicion ai ka një makinë edhe më të mirë se në kampionatin e kaluar.

Konkurrentët kryesorë të dyshes Red Bull do të jenë pilotët e Ferrarit, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz dhe pilotët e Mercedesit, Lewis Hamilton dhe George Russell.

Sipas të gjitha parashikimeve, më afër Red Bull, Ferrari dhe Mercedes do të jetë skuadra Aston Martin.

Pilotë të kësaj skuadre janë Lance Stroll, djali i shefit të skuadrës dhe ish-kampioni i botës Fernando Alonso. Ky i fundit e zëvendëson Sebastian Vettelin, i cili doli në pensio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat