Kampioni i botës: Vjet garova me fraktura në të dyja duart

Formula 1

Kampioni i botës: Vjet garova me fraktura në të dyja duart

Më: 3 mars 2023 Në ora: 14:14
Fernando Alonso

Në prag të startit të garës së Çmimit të Madh të Bahrein në Formula 1, piloti spanjoll Fernando Alonso, 2 herë kampion bote, ka deklaruar se vjet ka garuar në mjaft gara me fraktura në duar.

Ato u shkaktuan gjatë provave të lira të garës së parë në Australi dhe ka mbajtur duart e fashuara deri në garën e Monaco.

“Vjet, në garën e Australisë, pata fraktura në kockat e disa gishtave, në të dyja duart pas aksidentit në sesionin e tretë të provave të lira.

Deri në gusht nuk kisha rikuperuar nga dëmtimi dhe i mbaja duart e fashuara.

Nuk e mohoj që kisha dhimbje, por pasioni e dëshira për të garuar është më e madhe”, tha Alonso.

“Kjo tregon dëshirën që ke për këtë sport dhe për të garuar.

Isha i motivuar, siç jam edhe këtë vit që do të garoj me Aston Martin, me shpresën që të shkojmë më shumë se një vend në podium.

Ndaj, ia vlen ta provosh të garosh edhe me duart e dëmtuara”, tha Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat