Sezoni 2023 nuk ka nisur shumë mirë për Mercedesin

Formula 1

Sezoni 2023 nuk ka nisur shumë mirë për Mercedesin

Më: 25 prill 2023 Në ora: 12:15
Mercedesi

Sezoni 2023 nuk ka nisur shumë mirë për Mercedesin, që vijon të jetë forca e tretë në Formula 1. Nga skuadra gjermane pritej më shumë, por ende nuk ka ardhur momenti që Mercedes të korrë një fitore. “Deri më tani sezoni ka qenë i vështirë për ne”, u shpreh Toto Wolff, shefi i Mecedes.

“Me mënyrën se si punuam gjatë dimrit shpresonim se do t’i kishim zgjidhur problemet e vjetshme. Kuptuam se nuk kemi arritur aty ku dëshironim.

Pas 3 garave të para kemi parë vetëm një makinë që nuk ka probleme dhe është një pikë referimi për ne: Red Bull”, tha Wolff.

“Në garën e fundit në Australi pamë disa përmirësime të vogla në makinën tonë, ndërkohë që ky pushim i gjatë na dha mundësi të rikuperojmë diçka.

Nuk duhet të kalojmë që tani në depresion për faktin se nuk jemi në gjendje të rikuperojmë sa duhet.

Do të kemi shumë përmirësime përpara”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat