Mercedes më i shpejti në pistën e Montreal, Russell e Antonelli në vijën e parë të garës sprint

Formula 1

Mercedes më i shpejti në pistën e Montreal, Russell e Antonelli në vijën e parë të garës sprint

Më: 23 maj 2026 Në ora: 11:28
Makina

Piloti britanik George Russell ishte më i shpejti në pistën e Montreal, ku të shtunën pasdite do të zhvillohet gara sprint e vlefshme për Cmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1.

Ai dha kohën 1’12”965, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Kimi Antonelli.

Pra, dy makinat Mercedes do ta nisin garën nga vija e parë e startit.

Në vendin e tretë dhe të katërt janë dy makinat McLaren, me kampionin e botës në fuqi Lando Norris që la pas australianin Oscar Piastri.

Në vijën e tretë të startit të garës sprint (orqa 18:00 me orën shqiptare) janë dy makinat Ferrari. Britaniku Lewis Hamilton (vendi i pestë)  ishte më i shpejtë se Charles Leclerc (i gjashti).

Vetëm i shtati Max Verstappen me Red Bull.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat