Vasseur humb kualifikueset në Monte Carlo, francezi përfundon në spital

Formula 1

Vasseur humb kualifikueset në Monte Carlo, francezi përfundon në spital

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 11:23
Fred Vasseur

Team Principal i skuderisë “Ferrari“, Fred Vasseur, nuk do të jetë sot në pistë për të asistuar dy pilotët e tij gjatë provave zyrtare të Çmimit të Madh të Monaco-s.

Francezi ka ankuar disa shqetësime gjatë natës dhe për këtë motiv është shtruar në një spital ku do të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve.

Për skuderinë italiane ishte një lajm i keq në një fundjavë që premtom rezultate të mira.

Ditën e djeshme Charles Leclerc kryesoi provat e para të lira duke lënë pas shokun e skuadrës, Leëis Hamilton.

Dy pilotët ndryshuan vendet në sesionin e dytë duke treguar qartë se “kokëkuqja” në principatë është kandidate e fortë për të futur në mendime Mercedes-in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat