Tronditet Gjermania: 48-vjeçari nga Kosova vret kunatën dhe plagos rëndë vëllaun e tij, është nga ky qytet i Kosovës

Gjermania

Tronditet Gjermania: 48-vjeçari nga Kosova vret kunatën dhe plagos rëndë vëllaun e tij, është nga ky qytet i Kosovës

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 23:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 23:14) - Të shtunën në mbrëmje një krim i rëndë ka ndodhur në Gjermani.

Një 48-vjeçar nga Kosova ka vrarë kunatën e tij 33-vjeçare dhe ka plagosur rëndë vëllaun e tij 38-vjeç.

Gruaja 33-vjeçare, raportohet se vdiq rrugës për në spital.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Lohne të Bielefeldit.

Mediat gjermane raportojnë se i dyshuari kishte shkuar tek ish-banesa e familjes së tij, ku kishte takuar edhe vëllaun me të gruan e tij që kishin shkuar mysafir tek ish-bashkëshortja e dorasit.

Image

48-vjeçari kishte tentuar të hyj brenda banesës, por nuk ishte lënë nga i vëllai.

Më pas ai u kthye dhe mori armën me të cilin edhe bëri aktin tragjik.

Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.

Një fqinj i familjes që jetonte një kat më poshtë, ishte dalë për të parë se ç’po ndodhte.

Ai pa fëmijët që ishin të tronditur dhe që bërtisnin.

Me këtë rast i mori nën mbrojtje fëmijët, duke i thirrur edhe policinë, ambulancën dhe ekipet e tjerë të shpëtimit.

Njëri nga fëmijët e tij i mori armën nga duart dhe e hodh jashtë ndërtesës.

Aktualisht fëmijët po marrin trajtime psikologjike si pasojë e tronditjes nga ngjarja.

48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia.

Po ashtu në momentin e arrestimit edhe i dyshuari ishte plagosur rëndë.

Akoma mbeten të paqarta rrethanat se si ai ishte plagosur.

Merret vesh se i dyshuari për veprën vjen nga Komuna e Ferizajt.

Rasti është akoma duke u hetuar nga Komisioni i Krimeve të qytetit të Bielefeldit.

***

Të shtunën në mbrëmje, raportohet të ketë ndodhur një vrasje dhe të jenë plagosur disa persona në një ndejë familjare në Gjermani.

Mediat gjermane raportojnë se një burrë i moshës 48-vjeçare shkoi në ish-banesën e familjes së tij dhe papritmas hapi zjarr në drejtim të anëtarëve të familjes.

Raportohet se një 33-vjeçare shqiptare, kunata e të dyshuarit ka mbetur e vdekur, kurse një 38-vjeçar është plagosur rëndë.

Të afërm të 33-vjeçares e kanë konfirmuar përmes rrjeteve sociale ngjarjen e rëndë.

Autori u arrestua me plagë të rënda, shkruajnë mediet gjermane.

Historiku i kësaj tragjedie aktualisht është i paqartë, por hetimet për të ndriçuar rastin po vazhdojnë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat