Detaje të reja për krimin në Gjermani, shqiptari gjuajti disa herë herë vëllain e tij - kjo është gjendja e tij

Gjermania

Detaje të reja për krimin në Gjermani, shqiptari gjuajti disa herë herë vëllain e tij - kjo është gjendja e tij

Nga: A.Zh Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 09:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtunën në mbrëmje, një burrë në Löhne në rrethin Herford në Gjermani, qëlloi disa herë anëtarët e familjes së tij. Kunata e tij 33-vjeçare u plagos për vdekje. Ajo vdiq rrugës për në spital, raporton 1.wdr.de, përcjell Bota sot.

Në mbrëmje, i dyshuari 48-vjeçar që raportohet se është nga Ferizaj i Kosovës, hyri në banesën e familjes, nga e cila tani është ndarë.

Ai qëlloi disa herë përreth dhe goditi të vëllanë dhe kunatën e tij. Gruaja vdiq nga plagët e saj, vëllai është plagosur rëndë në spital.

Gjashtë fëmijët e tyre thuhet se kanë parë se si burri ka sulmuar banesën.

Autori i dyshuar përfundimisht u arrestua dhe është gjithashtu i plagosur rëndë. Policia flet për një mosmarrëveshje familjare, mirëpo prejardhjet e mëtejshme janë ende të paqarta./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat