Xhami i thërrmuar nga plumbat! Pamjet nga vendi ku i vra shqiptari në Hanover

Gjermania

Xhami i thërrmuar nga plumbat! Pamjet nga vendi ku i vra shqiptari në Hanover

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 18:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shqiptar i Kosovës është qëlluar për vdekje në mjetin e tij luksos tip “Porche” në një kryqëzim të qytetit të Hanover.

Mediat gjermane kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Aty duket se xhami i mjetit është thërrmuar nga plumbat që i kanë marrë jetën të riut shqiptar, i cili nuk ishte i panjohur për Policinë.

Deri më tani raportohet se 30-vjeçari shqiptar është vrarë për shkak të një konflikti të mëparshëm për trafikun e drogës dhe prostitucion.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat