E zhdukur nga vërshimet në Gjermani, publikohet fotoja e shqiptares

Gjermania

E zhdukur nga vërshimet në Gjermani, publikohet fotoja e shqiptares

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 08:55
Diana Janko, Grigor Nikolla

Mediat në Gjermani po japin ndihmesën e tyre për të gjetur dhe bashkuar njererëzit që kanë humbur njeri-tjetrin në katastrofën e përmbytjeve duke publikuar emrat dhe fotografitë e tyre.

Sot, në listën e personave që mungojnë, që nuk po kontaktohen dot, është edhe një zonjë shqiptare e quajtur Diana Janko, 60 vjeçe, nga Këlni.

Atë e kërkon Grigor Nikolla, 40 vjeç, nga Shqipëria, i cili e ka pasur bashkëbisedimin e fundit me të me video në Facecook disa ditë më parë.

Grigor Nikolla ka njoftuar në media se  “nuk po mund ta arrij më, se ne flisnim me njëri-tjetrin çdo ditë në video-thirrje në Facebook. Ajo thjesht nuk më telefonon. Iinformacioni im i fundit ishte se ajo donte të shkonte në spital".

Nuk dihet lidhja midis tyre, por në fotografinë e dhënë nga z. Nikolla ata janë të përqafuar.

Image
Diana Janko, Grigor Nikolla
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat