Qyteti gjerman po kërkon 18 shoferë të kamionit nga Kosova, këto janë kushtet që ofrohen

Gjermania

Qyteti gjerman po kërkon 18 shoferë të kamionit nga Kosova, këto janë kushtet që ofrohen

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Për të përballuar mungesën që po prek seriozisht sektorin e transportit, katër transportues nga Landi i Saarland, një rajon i vogël kufitar me Francën, kanë nisur një iniciativë në drejtim të Kosovës, në partneritet me organizatën trajnuese CEB.

Organizata, e cila ka sjellë tashmë njëqind personel mjekësor në Republikën Federale gjatë dy viteve të fundit, tani dëshiron të “zgjerojë projektin e saj në sektorë të tjerë”, veçanërisht në transportin rrugor. Kandidatët, të përzgjedhur aty për aty nga një partner CEB, duhet të fitojnë minimum njohurish gjuhësore përpara se të bashkohen me Gjermaninë, shkruan Actu Transport Logistique.

Në rastin e përvojës në Saarland, kontrata e punës me një nga katër transportuesit rrugorë në rajon që janë partnerë në operacion i pret 18 shoferët nga Kosova në fund të këtyre hapave.

“Ne ndihmojmë në gjetjen e një apartamenti, vëmë në dispozicion një kapital të vogël fillestar për kandidatët dhe i shpërblejmë ata gjatë trajnimit të tyre me shumë mbi pagën minimale”, njofton kompania.

Interesimi i kosovarëve për tregun gjerman të punës është mjaft i theksuar: 13,000 prej tyre kanë aplikuar për leje pune në Republikën Federale në vitin 2020.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat