E rëndë: Vdes 17-vjeçarja nga Kosova në Gjermani, u godit nga vetura derisa po shkonte në shkollë

Gjermania

E rëndë: Vdes 17-vjeçarja nga Kosova në Gjermani, u godit nga vetura derisa po shkonte në shkollë

Më: 28 maj 2022 Në ora: 23:32
Diana Rrecaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në Gjermani, ku 17-vjeçarja, Diana Rrecaj, me prejardhje nga Kosova, ka humbur jetën pasi u godit nga vetura derisa ishte duke shkuar në shkollë.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarë të së ndjerës përmes rrjeteve sociale.

Daja i 17-vjeçares ka njoftuar përmes Facebook-ut se edhe një muaj, Diana do të mbushte 18-vjeç.

Familjar, miq dhe shoke deshta ta ndaj nje dhimbje te thell ne zemren time dhe te familjes. Me daten 24.05. 2022 ne rastin e vdekjes se mbeses time (vajzes se motres) Driana (Istref dhe Antigina) Rrecaj e cila humbi jeten dje si pasoj e goditjes me vetur derisa ishte duke shkuar ne shkoll ne Gjermani. Ishte ne lule te rinis edhe 1 muaj i mbushte 18 pranvera, nje vajz me tipare taman shqipetare , gjithashtu ne javen e ardhshme e kemi pritur qe te na vizitonte dhe besoni se me gezim e kishte pergaditur valigjen d.m.th 1 jave perpara ndersa tani po e presim qe te vij ne arkivol”, ka shkruar ai në Facebook.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër në varrezat e qytetit të Pejës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat