Përleshje me thika në Hamburg, humb jetën një 24-vjeçar shqiptar

Gjermania

Përleshje me thika në Hamburg, humb jetën një 24-vjeçar shqiptar

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 20:59
Pamje nga vendi i ngjarjes në Hamburg

Një përleshje mes një shtetasi maqedonas dhe shqiptar në Hamburg, Gjermani, ka rezultuar fatale për këtë të fundit. Lajmin e ka raportuar gazeta gjermane “Stern”.

24-vjeçari me origjinë nga Shqipëria humbi jetën pasi u godit me thikë nga 36-vjeçari maqedonas. Policia tha se ai iu nënshtrua plagëve të rënda në një spital mbrëmjen e së enjtes.

Sipas informacioneve, shqiptari është përplasur të mërkurën me një 36-vjeçar maqedonas. Sipas raportimit të medias gjermane të dy djemtë njiheshin me njëri-tjetrin dhe mësohet se janë përleshur edhe më parë.

Ndërkaq të dy do të kishin përdorur mjetin prerës, thikë kundrejt njëri-tjetrit. Ndërsa 24-vjeçari humbi jetën, 36-vjeçari ka pësuar një prerje në kokë.

Një shoqërues 51-vjeçar i maqedonasit ka mbetur i plagosur rëndë nga një goditje me thikë në qafë. Ai shkoi vetë në spital dhe tani është jashtë rrezikut, thuhet në njoftim.

Në një kontroll u arrestuan fillimisht dy burra të moshës 45 dhe 59 vjeç si pjesëmarrës të mundshëm, por më pas janë liruar nga qelia.

Sfondi i mosmarrëveshjes ende është duke u përcaktuar nga zyra e prokurorit publik dhe komisioni i vrasjeve. Policia vijon hetimin duke marrë në pyetje dëshmitarët okularë të krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat