Vrau fqinjin e tij ukrainas, burg për 39-vjeçarin shqiptar në Gjermani

Gjermania

Vrau fqinjin e tij ukrainas, burg për 39-vjeçarin shqiptar në Gjermani

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 08:49
Gjermani

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur më 12 tetor 2022, rreth orës 08:00 në një pallat në rrugën Robert-Koch-Strasse.

Një 39-vjeçar shqiptar ka sulmuar fqinjin e tij , teksa më pas u arrestua nga forcat e policisë në Eberswalde.

Si pasojë e sulmeve të shqiptarit, 39-vjeçari ukrainas ndërroi jetë në spital.

Pas ngjarjes shqiptari u vu në pranga, ndërsa dje doli para gjykatës në Eberswalde.

Ai nuk e pranoi akuzën, teksa gjyqtarët ndaj tij lëshuan një urdhër arresti për vrasje nga pakujdesia.

Hetimet për rrethanat dhe sfondin e krimit janë duke vazhduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat