SHKSH, "Kadri Zeka" me seli në Nürtingen (DE), shënon përvjetorin e 30-të, jubilar!

Gjermania

SHKSH, "Kadri Zeka" me seli në Nürtingen (DE), shënon përvjetorin e 30-të, jubilar!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 16 tetor 2022 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

30 vite më parë, ishin afruar njëri me tjetrin, duke asociuar në këtë "organizëm", duke dhënë mund e djersë, pa hezitim dhe pa kursyer asgjë nga vetja dhe as vetën, për t'i dalë krah atdheut të sfiduar nga armiku i egër serbo-sllav që synonte, zhbërjen e tij dhe shfarosjen tonë!

Mbrëmë, me 15.10.22, në Wernau afër Shtutgartit, SHKSH "Kadri Zeka", me rastin e jubileut të tridhjetë vjetorit të themelimit të kësaj shoqate zëmadhe dhe veprimtarisë së saj të bujshme, në praninë e mediave, përkatësisht të RTK-së, përmes gazetarit dhe kameramanit të mirënjohur, z.Halil Rrustemaj, organizoj një eveniment meritor, duke filluar nga programi i begatë & larmishëm kulturor, prëzenca e përfaqësuesve të SHKSH-ve simotra, në Baden Würtemberg dhe mbarë Gjermanisë, prezenca e familjeve të dëshmoreve & heronjve të Kosovës, siq ishin ; z.Smajl Çekaj, vëlla i Heroit Sali Çekaj & z.Fazli Hajdaraj, vëlla i Heroit Smajl Hajdaraj, si dhe pjesëmarrja dhe prezenca e përfaqësisë konsullore të Republikës së Kosovës në Shtutgart të Gjermanisë, në krye me Konsullen e përgjithshme, zonjën Lumturie Lipoveci !

Me moderimin brilant & par-exelent, të udhëheqësve të programit festiv, nga ana e binomit ; Mejdi Laçaj & Filloreta Shahini, intonimit të himnit kombëtarë e shtetëror, fillon evenimenti jubilar i kësaj shoqate e cila mbanë emrin e njërit nga pishtarët e lirisë së atdheut, heroit Kadri Zeka !

Pjesëmarrje masive, atmosferë impozante të cilën e përshkonte një frymë e jashtzakonshme pozitive si refleksion retrospektive dhe nostalgjie për një periudhë tridhjetëvjeçare, të një epoke sfiduese dhe kruciale për fatet e kombit dhe t ‘atdheut, atëherë kur lindi SHKSH "Kadri Zeka", me 12.09.1992, si nevojë imediate e kohës dhe si përgjigje atdheut, tani më të pavarur me vullnetin e Sovranit, të sanksionuar me aktet legale historike të Kuvendit të Kosovës me 2 korrik e 7 shtator 1990 dhe me një pushtet gadi absolut moral, por me një pushtet të dhunës dhe të dhunshëm të instaluar nga pushtuesi shekullor, serbo-sllav në anën tjetër.

Tri dekada ; gjallëri, aktivitete dhe kontribut atdheut !

Thirret n ‘skenw, Kryetari i Shoqatës, z. Taxhidin Bakija për t'i përshëndetur t ‘pranishmit, dhe më pas edhe Kryetari i nderit të kësaj shoqate, ish kryetari i saj, z. Xhafer Leci për një fjalë rasti !

Z.Xhafer Leci, i ngarkuar nga shoqata për një fjalë rasti, fillimisht foli për heroin Kadri Zeka, emrin e të cilit me nder e krenari mbanë kjo shoqatë, por duke mos lënë anash as Jusuf & Bardhosh Gërvalla, për të cilët foli me pietet dhe n'superlativ, si veprimtar politik dhe ushtar të atdheut, të atentatuar së bashku nga UDB-ja serbo-sllave në 17 Janarin e 1982, afer Shtutgartit në Gjermani.

Z.Xhafer Leci, përveç tjerash, shpalosi dhe evokoj kujtimet e itinerarit dhe rrugëtimit të SHKSH "Kadri Zeka", në vlugun e ngrjeve të bujshme poltike të kohës, duke skanuar në mënyrë perfektë të dhënat ; datat, shifrat, kontributet dhe destinacionet , që nga organizimi dhe mirëmbajtja e mbijetetsës në Kosovën e robëruar dhe të shtypur nga represioni e eger i pushtuesit serb, deri të suporti finansiar e material i rezistencës së armatosur, si krah i lëvizjes nacionale për liri & pavarësi, nw krye me presidentin historik, dr. Ibrahim Rugova !

Madje, këtë krah të rezistencës, e ka ndihmuar edhe në Iliridë & n ‘Kosovën Lindore.

Në skenë doli edhe grupi vallëzues i SHK " Nëna Terezë" me seli në Göpingen me valle-kolazh nga viset shqiptare, i cili u mirëprit nga të pranishmit dhe u përcoll me entuziazëm e kërshëri ekskluzive.

Tubimit në këtë jubile, iu drejtua me një fjalë rasti dhe përshëndetëse, zonja Lumturie Lipoveci, konsule e përgjithshme e Kosovës në Shtutgart (BW) të Gjermanisë, e cila përveç përshëndetjes, urimit dhe falënderimit, ajo shprehu kënaqësinë që gjendej n ‘mesin e mërgimtareve dhe veprimtarëve të shquar të çështjes së atdheut, dhe u zotua që institucionet e Republikës së Kosovës dhe përfaqësitë saja diplomatike gjithandej, do të jenë, jo vetëm falënderues, por edhe në krah të kërkesave dhe nevojave të bashkatdhetarëve tanë.

Evenimentin e përgëzuan dhe përshëndeten, shumë nga kryetarët e shoqatave simotra, sikur ;

Viktor Spaqi, Osman Ferizi, ish Kryetari i parë i SHKS 2Kadri Zeka", z.Faredin Emerllahu, Jahja Gashi, Brahim Halimi, Naser Hoxhaj, Arxhend Hasani, Ragip Prapashtica, Xhevdet Syla, Sadik Zogaj, Abaz Imeri, xhevdet Nikqi, dhe unë autori i këtyre rreshtave.

Veçoj këtu, daljen në skenë dhe përshëndetjen e t ‘pranishmëve n ‘këtë jubile t ‘rëndësishëm, të vëllezërve të heronjve të Kosovës, të z. Smajl Çekaj, vëlla i SALI ÇEKAJ, dhe z. Fazli Hajdaraj, vëlla i heroit SMAJL HAJDARAJ !

U lexuan telegrame urimi dhe u ndanë mirënjohje, për SHKSH dhe veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare përmes këtij profilit të asocimit (SHKSH) !

Para se t ‘përmbyllej ky manifestim kulturor & kombëtarë. në skenë u ftua grupi folklorik i udhëhequr nga rapsodi, z. Osman Loku, të cilët përmes telave të sharkisë e çiftelisë dhe me zërin e tyre të ëmbël, plotësuan dëshirat e t ‘pranishmëve !

Fjala përmbyllëse e programit festiv i'u dha kryetarit të nderit të SHKSH, "Kadri Zeka", z.Xhafer Leci , i cili falënderoj pjesëmarrësit dhe uroj në kontnuitetin e veprimit dhe angazhimit deri në plotësimit dhe arritjes së realizimit të aspiratave kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat