“Lidhja me mërgatën”, bashkon mërgimtaret në Gjermani! Sikur në kohën e Rugovës, atë të motit të madh!

Gjermania

“Lidhja me mërgatën”, bashkon mërgimtaret në Gjermani! Sikur në kohën e Rugovës, atë të motit të madh!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 18:36
Foto nga vendngjarja

Dje në Frankenthal të Gjermanisë, Lideri i ri i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorët, bëri bashkë mërgimtaret, për një ri-nisje, ri-përtëritje dhe besëlidhje të re të misionit fillestar të LDK-së dhe t ‘Presidentit Rugova, për:

"Kosovën e pavarur, të integruar në BE dhe në NATO, dhe n ‘miqësi t ‘përhershme me SHBA-të"!

Në prezencën dhe praninë qindra mërgimtareve ; aktivistë dhe veprimtarë të LDK-së, struktura organizative dhe drejtuese të këtij subjekti politik në Gjermani dhe jo vetëm, përfshi këtu mysafirë të Degëve të LDK-së në perëndim ; nga Beneluksi, Kryetari Bahtir Kastrati e Xhavit Belaj, dhe nga Zvicra, Kryetari Ahmet Kosumi me bashkëpunëtorë, me duartrokitje frenetike dhe ovacione të zjarrta , u prit hyrja në ambientet e stërmbushura, Kryetari Abdixhiku në krye të bashkëpunëtorëve : Anton Quni, Dr.Hykmete Bajrami, Imri Ahmeti, Armend Zemaj, Shkëmb Manaj, Sokol Haliti, Ekrem Hyseni e Shkumbin Gashi !

Me intonimim e himneve ; shtetëror & dardan, dhe nën moderimin ekselent të moderatores brilante, artistes së skenës, znj. Fatbardha Nikqi, u hap tubimi madhështor i LDK-së në Gjermani, nën siglën & moton: Lidhja për të Ardhmen!

Me një këngë-himn kushtuar presidentit Rugova, interpretuar live nga artistja e mrekullueshme Fatbardha Nikqi, zgjoj emocione të jashtëzakonshme tek të pranishmit, dhe u përcoll me ovacione të pa përsëritshme duke ngritur në këmbë gjithë të pranishmit.

Me pas, u ftua në skenë për të pëshëndetur të pranishmit, nikoqiri i takimit, Kryetari i Degës së LDK-së në Gjermani, z. Osman Ferizi !

Në fjalën e Tij, z. Ferizi, pasi përshëndeti t ‘pranishmit dhe Lidershipin e LDK-së, të ardhur nga Kosova, ai përshëndeti edhe familjet e dëshmoreve dhe familjarët pranishëm të heronjve të Kosovës, siç ishin ; Familja Çekaj, Krasniqi, Zemaj, Hajdaraj, Ukëhaxhaj, Zeqiraj e të tjerë dhe më pas falënderoi ish pararendësit në krye të kësaj Dege të LDK-së në Gjermani, por duke vequar emrin e shquar të levizjes sonë nacionale për liri e pavarësi, udhëheqësin dhe drejtuesin e zyres ë LDK-së në Shtutgart, ish nënkryetarin e saj dhe themeluesin e rezistencës se armatosur si njërin nga krahët e lëvizjes për pavarësi, Heroin e Kosovës, Komandantin Sali Çekaj !

Z. Ferizi, tutje shpalosi kontributin ekskluziv të LDK-së në Gjermani për atdheun dhe aspiratën e kombit për liri & pavarësi, duke mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejtë realizimit të ëndrrës dhe kauzës nacionale të brezave për një atdhe të lirë, sovran dhe të integruar në familjen e kombeve të përparuara të Evropës perëndimore.

Mërgata jonë tha tutje Kryetari Ferizi, dha provimin historik në t ‘gjitha etapat kruciale të ecjes dhe rrugëtimit tonë nën robëri dhe pushtim të egër nga armiku shekullor serbo-sllav, duke filluar nga organizimi i mbijetesës n ‘atdhe, internacionalizimi i çështjes së Kosovës n ‘perëndim, dhe deri të pjesëmarrja aktive në luftën e UÇK-së, madje duke i dhënë asaj rezistencë, përveç themeluesit të saj, Heroin Sali Çekaj, edhe shumë luftëtarë & luftëtarë trima, shumë prej syresh, të rënë n 'altarin e lirisë.

Z. Ferizi, vuri në dukje edhe anashkalimin e Mërgatës nga pushtetet e deritashme, përfshi këtu participimin joadekuat të kësaj "cope" të atdheut në institucionet dhe organet përfaqësuese të shtetit, për çfarë ishte krijuar një hendek dhe s’përputhje e interesave në mes të atdheut dhe mërgimtarëve.

Tutje, ai apeloj tek lidershipi i LDK-së për një reformim të thellë të partisë dhe hapje të saj për vlera të reja suplementare, por duke mos anashkaluar kontribuuesit dhe meritorët në t ‘gjitha proceset historike në tri dekada.

Ai, shprehi besimin e fuqishëm në ri ngritjen e LDK-së në forcë politike që drejton vendin, duke kritikuar me ngjyra të ashpra pushtetin populist, të paaftë dhe t ‘papërgjegjshëm të Kryeministrit Kurti & Co !

Pas fjalës se Kryetarit të LDK-së për Gjermani, z. Osman Ferizi, ftohet artistja e skenes, aktorja e teatrit të Gjakovës, znj. Muradije Muriqi në interpretim të vargjeve të poetit të madh Din Mehmeti, kushtuar të rënëve për liri.

Interpretimi i saj artistik dhe me shumë ndjesi & emocion, u mirëpritë nga t'pranishmit dhe u përcollë me kërshëri dhe ndjenja t' pa përshkruara që shpërthenin në duartrokitje t ‘gjata e frenetike.

Ftohet t ‘marrë fjalën, Kryetari i LDK-së, Dr.Lumir Abdixhiku !

Posa hipi n ‘skenë, e gjithë salla brohoriti emrin e Tij, Lumiri, Lumiri, Lumiri, madje në shënjë respekti dhe nderimi, u ngritën n ‘këmbë, për çfarë z. Abdixhiku u detyrua t'i "nënshtrohet" vullnetit të pjesmarrësve deri sa të qetësoheshin, për të shpalos para t ‘pranishmëve fjalën e përgatitur enkas për këtë ditë të shënuar për Mërgatën në Gjermani !

Pas fjalës përshëndetëse dhe falënderuese drejtuar mërgatës përgjithësisht, dhe në kuadër të saj, edhe LDK-së në Gjermani, për kontributin enorm dhe t' jashtëzakonshëm për çështjen e Kosovës z. Abdixhiku përshkoj rrugëtimin dhe itinerarin e lëvizjes sonë nacionale për liri & pavarësi në krye me presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova, duke e quajtur mision historik projektin nacional të kësaj lëvizje, dhe presidentin Rugova si shqiptarin ma t ‘madh në gjithë historinë kombëtare.

Z. Abdixhiku, foli për kontekstin historik të lindjes së LDK-së, si njëra nga lëvizjet ma t ‘fuqishme autentike & identitare, e cila doli n ‘ballë të kërkesave imediate kombëtare, në kohë kruciale për fatet e kombit & atdheut.

Kjo lëvizje e organizuar politike & kombëtare, u vlerësua nga Kryetari Abdixhiku, si lëvizja me fuqishme dhe ma e suksesshme në gjithë historinë e kombit, lëvizje kjo, e cila i priu aspiratës për liri dhe pavarësi të Dardanisë Antike-Kosovës, dhe realizoj ëndrrën e kamotshme të brezave, ; largimin e pushtuesit serb nga Kosova dhe pavarësinë e saj !

Fryma dhe filozofia unike & vizionare e presidentit historik Rugova, mbështetur në orientimin pro-perëndimor, Kosova centrizmin dhe partneritetit strategjik me Amerikën, ishin premisat dhe shtrati i misionit fillestar, e që sot do të thotë ; shtet ndërtimi, integrimet euro-atlantike dhe ruajtja e partnerëve tanë strategjik n ‘krye me SHBA-të, si ko-autore e lirisë dhe shtetit të pavarur të Kosovës, shtoj tutje z. Abdixhiku.

"Sot LDK, është subjekti me rritjen ma t ‘madhe në vend, derisa LVV, me rënien më të madhe në vend", tha Abdixhiku !

Presidentin Rugova, Kryetari Abdixhiku gjatë fjalimit të Tij e quajti,

Ati themeltar i shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës, për çfarë në disa raste ndërpritej nga thirrjet me ovacione të të pranishmëve ; Rugova, Rugova në shenjë respekti për vepren kolosale të presidentit historik n ‘dobi të çështjes kombëtare n' përgjithësi dhe asaj të Kosovës n' veçanti, si dhe si promovim dhe konfirmim për ruajtjen e frymës, kulturës dhe trashëgimisë politike të misionarit Rugova!

Krenar me t ‘kaluarën, e ardhmja domosdoshmëri, tha Abdixhiku!

Skanimi i vendimeve historike të lëvizjes nacionale n ‘krye me presidentin historik Rugova, që nga suporti & moderimi i akteve fondamentale & monumentale të deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut e 7 shtatorit 1990, referendumit të shtatorit 1991, zgjedhjeve të para parlamentare & presidenciale të qeshorit 1992 & 1998, e deri tek 17 shkurti i 2008, janë të arritura kolosale të një populli të robëruar e një vendi të pushtuar në mbi një shekull, të cilave LDK-ja u ka prijë dhe shty para, e pushteti i aktual, i mohon!

Z.Abdixhiku, foli dhe elaboroi platformën politike të LDK-së, platformë kjo e cila po zhvillohet me një dinamikë të shtuar dhe anekënd Republikës së Kosovës ; duke bashkëbiseduar me qytetarët, duke i dëgjuar ata dhe hallet e tyre, për t'i kthye ato në një program veprues dhe qeverisës në të ardhmen, në të mirë të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

Kryetari Abdixhiku, e vlerësoi si shumë komplekse & delikate situatën në Kosovë dhe interakcionin e zhvillimeve dramatike në Ballkan, Ukrainë-Rusi dhe më gjerë.

Ai konfirmoj edhe njëherë qasjen e Tij dhe t ‘LDK-së karshi interesave nacional-shtetërore të Republikës së Kosovës, qasje kjo e cila tejkalon dallimet, diferancat dhe rivalitetet politike në skenën politike të vendit dhe opozitarizmin konstruktiv e racional përballë pushtetit aktual, të cilin e quajti t' paaftë, t ‘papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për fatin e vendit, duke potencuar në mënyrë theksuar rrezikun e mos ruajtjes së partnerëve tanë strategjik, pa të cilët nuk do ishim këtu dhe as nuk kemi "kaçik" t'i ruajmë frytet e realizuara n ‘partneritet.

Mungesa e investimeve kapitale, inflacioni i lartë, ngritja permanente e çmimeve, mungesa e dialogut social dhe gjendja katastrofave në shumë sektor, kanë bërë që jeta e qytetarëve të Republikës të jetë gjithnjë e me e vështirë dhe e rënduar, përballë një shumice qeverisëse t' pa denjë dhe t ‘papërgjegjshme për detyrimet kushtetues që ka marrë mbi supe, dhe e cila sot e kësaj dite është peng i së kaluarës dhe narracionit nihilist për t ‘kaluarën, si logjikë e mbulimit të dështimeve prore dhe n' kontinuitet n ‘qeverisje t' vendit.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët,

Zoti i bekoftë partnerët tanë strategjik.

Në fund, z. Abdixhiku dhe z. Ferizi, ndanë mirënjohje për tri familje të veprimtarëve të jashtëzakonshëm të çështjes kombëtare dhe asaj të Kosovës me qëndrim në Gjermani, siç ishin, Familja Sali Çekaj, Shaban Bobaj dhe Marjan Tunaj, sikurse edhe ndarja e librezave të anëtareve të rinj të LDK-së, në Gjermani!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat