Vritet shqiptari në Gjermani

Gjermania

Vritet shqiptari në Gjermani

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 09:25
Policia

Është ekzekutuar me plumb pas koke shqiptari në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme në qendër të qytetit të Krefeld në veriperëndim të Dyseldorfit, teksa i njëjti po lëvizte me biçikletë.

Sipas informacioneve të BILD ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para orës 20:00. Shqiptari ka mbetur i vdekur në vend.

Nuk dihet ende nëse ka qenë vetëm një autor apo disa por sipas Policisë 42-vjeçari është qëlluar nga një distancë shumë e afërt.

Policia ka ngritur grupe të shumta kontrolli për zbardhjen e ngjarjes. Deri më tani nuk ka informacione të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat