Ishte në Kosovë për Vitin e Ri - Ky është shqiptari të cilit iu dogj banesa në Gjermani

Gjermania

Ishte në Kosovë për Vitin e Ri - Ky është shqiptari të cilit iu dogj banesa në Gjermani

Më: 15 janar 2023 Në ora: 11:05
Hazir Stublla

Taksisti nga Kosova, Hazir Stublla e pësoi keq natën e 1 janarit. Një raketë natën e Vitit të Ri ia shkatërroi të gjithë banesën. Flaka i la në rrënoja banesën 100 metra katrorë.

Siç raporton BILD, dëmet e pronës ishin mbi 100 mijë euro.

Stublla për gazetën gjermane kishte bërë të ditur se sapo kishte investuar një shumë të madhe parash në banesën e tij.

Image
Hazir Stublla

“Sapo kisha investuar 20 mijë euro në një kuzhinë të re”, ankohet ai, shkruan BILD.

Në momentin e aksidentit, 49-vjeçari ishte me pushime me familjen e tij në Kosovë. Ai kishte pranuar video të fatkeqësisë nga fqinjët e tij në natën e ndërrimit të viteve.

Kujtojmë se, Stublla u bë i njohur në mbarë vendin si taksisti që ia dërgoi portofolion e Manuel Neuer.

Pasi udhëtoi të paktën 120 km për të dorëzuar portofolin, shoferi mbeti i zhgënjyer nga i ashtuquajturi shpërblim i Neuerit, veçanërisht duke pasur parasysh se ai shpenzoi 400 euro për udhëtim.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat