Vrasja e 12 vjeçares Luiza

Gjermania

Vrasja e 12 vjeçares Luiza

Nga: Lekë Imeraj Më: 26 mars 2023 Në ora: 17:30
Luiza

Në Siegerland, Gjermani, me dt. 11.03.23, Luiza 12 vjeç, u zhduk pa gjurmë. Prindët njoftuan policinë dhe filloi kërkimi. E gjetën por, të vdekur. Kush ishte vrasësi!? Vrasësi ishte i pazakontë, i pamenduar dhe befasues. Ishin dy bashkëmoshataret dhe bashkënxënëset e saj, njëra 12 dhe tjetra 13 vieç. Vrasja nuk ishte rastësi.

Të dya vrasëset e kishin menduar me kohë krimin. Njëra nga vrasëset, ishte informuar në internet mbi masën e denimit të mundshëm, pas kryerjes së krimit. Kur kishte mësuar se, për moshën nën 14 vjeç, nuk kishte denim penal për çdo lloj krimi, filluan aksionin.

Pasdite, të dya e thirrën Luizën për shetitje. Nga rruga e kishin tërhequr me forcë dhe futur në pyll. Në fillim kishin provuar ta mbysnin me qese plasmasi por, nuk ia arritën. Ato kishin menduar edhe variantin tjetër, therjen me thikë. Trembëdhjetvjeçarja e mbërthue Luizën dhe, shoqja e saj dymbëdhjetvjeçare e sulmoi me thikë.

E kishte goditur plot 75 herë me thikë, me gjakftohtësi, pa dhimbje dhe pa emocione. Kur menduan se vdiq, e tërhoqën zvarr dhe e hodhën në një kaçube. Kjo vrasje, u vlerësua shumë e rëndë dhe, e pazakontë, në opinionin publik dhe, nga ekspertët.

Si është e mundur që, dy vajza adoleshente, 12 dhe 13 vjeç, të vrasin bashkëmoshataren e tyre, me paramendim? Vrasëset, gjithçka, e kishin mësuar nga interneti. Idenë, dëshirën, teknikën e vrasjes dhe, masën e mundshme të denimit, i kishin mësuar në internet.

Psikologët kanë paralajmëruar me kohë mbi rrezikun e përdorimit të internetit nga fëmijët. Fëmija, nëse e përdorë internetin jashtë kontrollit të prindërve dhe mësuesëve, kalon në vartësi të programeve të internetit, nuk është më fëmija i prindëve dhe as nxënësi i shkollës. Qëllimi i internetit është "prodhimi" i njeriut pa emocione. Prindër dhe mësuesë, dëgjojini këshillat e psikologëve, sot, nesër është vonë! L/Im

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat