Detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani, viktimat po ktheheshin nga një festë familjare
Një aksident tragjik u mori jetën tre shqiptarëve në Gjermani mëngjesin e kësaj të diele.
Sipas raportimeve nga mediat gjermane, mësohet se një minibus ka dalë nga rruga pranë Koblenz.
Tri viktimat janë një burrë 53 vjeç dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç. Ndërsa disa të tjerë u plagosën dhe u transportuar në spitalet lokale.
Mendohet se po ktheheshin nga një festë familjare, por fatkeqësisht minibusi ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.
Autoritetet po punojnë dhe po hetojnë zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.
Si ndodhi aksidenti i shqiptarëve në Gjermani?
Një aksident i rëndë automobilistik në Gjermani, ka lënë të vdekur tre shqiptarë dhe disa të tjerë të plagosur rëndë, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas mediave gjermane, aksidenti ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, teksa shqiptarët ishin duke u kthyer në banesën e tyre nga një festë familjare.
Viktimat, një burrë 53-vjeçar dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç, si dhe 4 të tjerët që mbetën të plagosur, të moshës midis 20 dhe 66 vjeç, ishin duke udhëtuar me një minibus.
Shoferi i minibusit, një 22-vjeçar, mësohet se ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga duke u rrokullisur disa herë.
BILD shkruan se autoritetet nuk kanë konstatuar që i riu të ishte nën efektin e lëndëve narkotike apo alkoolit, por hetimet vijojnë ende. Mbetet i paqartë shkaku i aksidentit, pasi nuk ka qenë i përfshirë asnjë automjet tjetër.
Po ktheheshin nga një festë familjare, veç të vdekurve edhe katër shqiptarë të plagosur nga aksidenti në Gjermani
Tre shqiptarë kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik në Gjermani, ku një minibus me nëntë persona është përmbysur.
Rapotohet se viktimat dhe të lënduarit ishin duke u kthyer nga një aheng familjar.
Të vdekurit janë një burrë 53-vjeçar dhe dy gra, të moshës 47 dhe 65 vjeç.
Ndërsa katër të plagosurit shqiptarë po ashtu, së bashku me dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet, janë të moshës ndërmjet 20 dhe 66 vjeç. Për fat të mirë, lëndimet e tyre nuk janë kërcënuese për jetën.
Minibusi, i cili kishte nëntë ulëse, për arsye ende të paqarta është përmbysur gjatë rrugës së kthimit. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit, i cili ka tronditur rëndë komunitetin shqiptar atje.
Tre shqiptarë humbin jetën në një aksident trafiku në Koblenz të Gjermanisë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në Koblenz të Gjermanisë, kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë.
Aksidenti i rëndë rrugor, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, derisa veç të vdekurve, edhe katër shqiptarë të tjerë janë plagosur.
”Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.
Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit.
Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.
Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997”.