Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqe në Gjermani

Gjermania

Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqe në Gjermani

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 10:21
Policia

Një 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, raportohet se ka mbetur i vdekur në një liqe në Gjermani.

Sipas njoftimeve nga familjarë e miq të tij, thuhet se viktima është Ardian Osmani nga Podujeva.

“Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”, shkroi Berat Osmani, familjar i të ndjerit.

Image
Ardian Osmani

Ndërkaq, mediumi lokal, raportoi se për vdekjen e Ardianit ka njoftuar edhe vëllai i tij, Armendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat