E rëndë: Vdes njëri nga të aksidentuarit e familjes nga Rahoveci që bëri aksident rrugës për Gjermani

Gjermani

E rëndë: Vdes njëri nga të aksidentuarit e familjes nga Rahoveci që bëri aksident rrugës për Gjermani

Më: 9 janar 2026 Në ora: 21:01
Pamje nga aksidenti i rëndë ka ndodhur sot në Waldshut – Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën

Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën, më 7 janar 2026, në zonën e Waldshut-Tingen, pranë kufirit me Zvicrën, ku është përfshirë një familje pesëanëtarëshe shqiptare.

Familja po kthehej nga Kosova, ku kishte qëndruar gjatë pushimeve të fundvitit, ndërsa aksidenti ndodhi vetëm pak minuta para se të mbërrinin në vendin ku jetojnë.

Lajmi ishte konfirmuar edhe nga policia gjermane, e cila kishte bërë të ditur se përveç pesë anëtarëve të kësaj familjeje, i lënduar ka mbetur edhe një person i gjashtë.

Ndërkohë, një familjar i familjes Morina ka bërë të ditur se nga ky aksident ka humbur jetën nipi i tij, Teo Morina.

Postimi i plotë:

NJOFTIM MORTOR

Të dashur familjarë, bashkëfshatarë, miq e dashamirë.

Duke ju njoftuar se në aksidentin në Gjermani, me datë 7 janar 2026, derisa po ktheheshin nga Kosova ku ishin me pushimet e fundvitit, është përfshirë në aksident familja e nipit tim (djalit të vëllaut tim) Mandim Vllaznim Morina.

Me dhembje të thellë ju njoftojmë se në këtë aksident kemi humbur nipin e vogël, Teo Mendim Morina.

Për organizimin e ceremonive mortore, të pames dhe varrimit, do t’ju njoftojmë me kohë.

Me pikëllim.

Në emër të familjes

Reshit Morina nga Ratkoci

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat