Gjermani: nga 1 janari Deutschlandticket shkon në 66,80 euro në muaj

Gjermani

Gjermani: nga 1 janari Deutschlandticket shkon në 66,80 euro në muaj

Nga: Bota sot Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 11:35
Fotoilustrim

Nga 1 janari 2027, Deutschlandticket do të kushtojë 66,80 euro në muaj, që është 3,80 euro më shumë se tani. Çmimi i ri u caktua nga Këshilli Koordinues i biletës dhe bazohet në një indeks çmimesh që Konferenca e ministrave të transportit e miratoi në mars.

Nga janari ndryshojnë edhe çmimet e biletave të lidhura me të: Jobticket (bileta e punës) do të kushtojë 63,46 euro, ndërsa Semesterticket (bileta e studentëve) 40,08 euro.

Ndërkohë, Ministria Federale e Shëndetësisë e ka caktuar primin mesatar shtesë (Zusatzbeitrag) të sigurimit shëndetësor ligjor për 2027 në 2,9 për qind, njëlloj si këtë vit. Kjo shifër është vetëm orientuese, pasi çdo kasë e vendos vetë normën, dhe disa kasa nuk i kanë shpallur ende vlerat për vitin e ardhshëm.

Çfarë duhet bërë: nëse kasa juaj e rrit primin shtesë, keni të drejtën e shkëputjes së jashtëzakonshme dhe mund të kaloni te një kasë tjetër. Prandaj ia vlen të ndiqni njoftimet e kasës suaj në dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat