Hidromorava njofton se nesër do të ketë ndërprerje të ujit në këto lagje të Gjilanit

Gjilani

Hidromorava njofton se nesër do të ketë ndërprerje të ujit në këto lagje të Gjilanit

Më: 27 janar 2021 Në ora: 19:19
Ilustrim

Hirdomorava në Gjilan ka njoftuar se me datë 28 janar 2021, ditë e enjte, për shkak të punëve në pastrimin e gypit kryesor furnizues prej FPU Velekincë deri në Gjilan dhe rezervarit në Velekincë, nga ora 08:00 deri 15:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për lagjet:

Idriz Seferi, Livoç i Ulët, Hysen Terpeza, Rruga e Kumanovës, Xheladin Kurbaliu, dhe një pjesë e Kodrës së Dëshmorëve.

"Pas përfundimit të procedurave të pastrimit, uji në rubinetat tuaja do të jetë me ngjyrë.

Kjo nuk duhet të ju shqetësojë, sepse vetëm pas disa minutave uji do të jetë pa ngjyrë si rezultat i zbrazjes së sasisë që ka mbetur në gypa gjatë pastrimit", thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat