Në UKZ janë zhvilluar takime pune rreth projektit QATEK

Gjilani

Në UKZ janë zhvilluar takime pune rreth projektit QATEK

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:09
Në UKZ janë zhvilluar takime pune rreth projektit QATEK

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, në cilësinë e menaxherit të Projektit Erasmus + QATEK, “Drejt një sistemi të orientuar për cilësi të arsimit fillestar për të rritur profesionalizmin e mësuesve në Kosovë-QATEK” (QATEK- Towards Quality Oriented System of Initial Teacher Education to Increase Teacher Professionalism in Kosovo), ka pritur në takim Koordinatorin e këtij projekti, Prof. Blerim Saqipi, Dekan i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës. Në këtë takim u diskutua mbarëvajtja e projektit, implementimi i punëve dhe dokumenteve që do të përpilohen.

Takimi i radhës u realizua me grupin punues të UKZ: Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Ass. Dr. Bashkim Dalipi, Prodekan në Fakultetin e Edukimit, Fitore Malaj, Drejtoreshë e Zyrës për Zhvillim Akademik dhe Cilësi si dhe Luljete Berisha zyrtare për marrëdhënie me jashtë në UKZ. Në këtë takim diskutua në detaje për instrumentet e sigurimit të Cilësisë.

Projektit “Drejt një sistemi të orientuar për cilësi të arsimit fillestar për të rritur profesionalizmin e mësuesve në Kosovë-QATEK” (QATEK- Towards Quality Oriented System of Initial Teacher Education to Increase Teacher Professionalism in Kosovo), ka për qëllim ndërtimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë në përgatitjen e mësuesëve të rinj.

Projekti QATEK mundësohet nga fondet e Bashkimit Evropian të programit ERASMUS + dhe kap vlerën rreth 1 milion euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat