Familja Haliti në Gjilan pas vdekjes tragjike të tre anëtarëve të tyre po vazhdojnë të kenë të hapura dyer për ngushëllim.
Gjatë ditës së sotme familjen Haliti e kanë vizituar edhe ambasadori Shqipërisë, Qemal Minxhozi, kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri si dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi.
Media ka siguruar fotografi nga e pamja ku shihen këta të fundit në vizitë tek familja pët t’iu shprehur ngushëllime.
Të tre nuk u deklaruan për media pas ngushëllimit.
