Haziri: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Ismet Bogujevci!

Gjilani

Haziri: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Ismet Bogujevci!

Më: 13 maj 2021 Në ora: 14:16
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Bogujevci, me rastin e ndarjes nga jeta të këngëtarit të mirënjohur kosovar, Ismet Bogujevcit.

Haziri është shprehur se Bogujevci s’do jetë në mesin e tyre fizikisht, por veprat e tij artistike do jetojnë çdoherë.

”E nderuar familje Bogujevci,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës popullore shqiptare, Ismet Bogujevci.

Ai më nuk do të jetë në mesin tonë fizikisht, por veprat e tij artistike do të jetojnë për sa të jetë jeta, duke qenë modeli më i mirë i kultivimit të muzikës së mirëfilltë shqipe për gjeneratat e reja.

Jam krenar që e pata një mik të madh si Bali Ismet.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bogujevci, shokëve, miqve, kolegëve e komunitetit artistik.

Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, thuhet në telegramin ngushëllues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat