Detaje të reja për vdekjen e foshnjes në Gjilan, zbulohet emri i mjekut

Gjilani

Detaje të reja për vdekjen e foshnjes në Gjilan, zbulohet emri i mjekut

Më: 22 maj 2021 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Një grua ka shkuar të premten rreth orës 21.00 në repartin e gjinekologjisë në Spitalin e Gjilanit për lindje, por foshnja e saj ka vdekur. 

Ajo ka raportuar në polici se gjinekologu Vaxhit Thaçi, nuk ka ofruar shërbim të duhur.

Organi i akuzës në Gjilan, konkretisht prokurori Agron Uka po vazhdon hetimet ndaj mjekut Vaxhit Thaçi për veprën trajtim i pandërgjegjshëm, mëson syri. 

Kërkohet paraburgim ndaj një gjinekologu për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.TH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 Maj 2021, i pandehuri V.TH., në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme mjekësore të dëmtuarën D.TH., në atë mënyrë që me rastin e lindjes së saj, duke përdorur metodat e pa përshtatshme të mjekimit, pas lindjes, për një kohë të shkurtë është konstatuar se fëmija është pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i fëmiut është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa i pandehuri V.TH., gjendet në ndalim 48 orësh.

Derisa nga policia tregojnë se në Spitalin Rajonal të Gjilanit me 21 maj 2021 rreht orës 19:00, viktima femër  kosovare ka informuar se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj ka vdekur. 

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull (doktor) dhe është dërguar në mbajtje për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat