Haziri pret në takim udhëheqësit e Lobit euro-atlantik shqiptar

Gjilani

Haziri pret në takim udhëheqësit e Lobit euro-atlantik shqiptar

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 16:09
Pamje nga takimi

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Lobit euro-atlantik shqiptar, presidenten Brikena Qama dhe zëvendëspresidentin, Daut Haxhaj.

Haziri tha se janë të gatshëm që të pranojnë shkolla verore në mënyrë që fëmijët e mërgatës të kalojnë disa javë ne Gjilan, të bashkëpunojnë dhe të organizohen për shkëmbim përvojash.

“Jam i privilegjuar ta pres në takim organizatën e njohur si Lobi euro-atlantik shqiptar e udhëhequr nga presidentja, Brikena Qama dhe nga miku im, njëri prej bashkëveprimtarëve tash e tre dekada në Norvegji, Daut Haxhaj. Ne biseduam për Ditët e Mërgatës, organizimin më të mire, për gjenratën e re dhe fëmijtë tanë që po rriten në Europë, se si mundet të gjejnë rrugë bashkëpunimi në mënyrë që në vizita të ushqehen me aktivitetet kulturore e sportive”, tha Haziri.

Gjatë adresimit para gazetarëve, përfaqësuesit e Lobit euro-atlantik shqiptar, Brikena Qama dhe Daut Haxhaj, kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen e ngrohtë dhe ofrimin e bashkëpunimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat