Garë dramatike në Gjilan mes Alban Hysenit dhe Lutfi Hazirit

Gjilani

Garë dramatike në Gjilan mes Alban Hysenit dhe Lutfi Hazirit

Nga: F.M. Më: 17 tetor 2021 Në ora: 21:11
Gjilani

Sipas rezultateve të deri tanishme të KQZ, nga gjithëses 191.062 vota, deri tani janë numëruar 25.189 vota. Sipas rezultatit aktual gara është shumë e ashpër mes Alban Hysenit të LVV dhe Lutfi hazirit të LDK. 45.81 % prin Alban Hysenit ndjekur pas nga Lutfi Haziri me 42.11 %.

Pritet garë ë fortë deri në fund, nëse asnjëri nuk arrin 50 %, këta dy kandidatë do të shkojnë në balotazh. Pas tyre renditet Leonora Morina Bunjaku  nga PDK me 8.74, Nazim Gagica nga AAK me 2.12, nga Gani Neziri me 0.58 dhe krejt në fund me 0.36 nga Lëvizja për Bashkim është Lulzim Bexheti.

Gara e fortë në Gjilan si kurrë më parë, sa më shumë numërohen votat aq më shumë shtohet edhe antkhi tek dy kandidatët e parë.

Image
Rezultati Gjilan

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat