Kurti: Hyseni i përgjigjet asaj që Gjilanit i ka munguar me vite

Gjilani

Kurti: Hyseni i përgjigjet asaj që Gjilanit i ka munguar me vite

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 18:45
Alban Hyseni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar fushatën e tij në mbështetje të kandidati të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni.

Kurti tha se Hyseni është politika e rë që i duhet Gjilanit, pasi sipas tij, ai është zë i qetë por që dëgjohet larg.

“E ka dijen nga shkollimi dhe studimi, nga aktiviteti publik dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, nga familja e historia e këtij qyteti. Albani i përgjigjet me saktësi asaj që Gjilanit i ka munguar me vite”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Më tej, Kurti tha se pavarësisht moshës së Hysenit, biografia profesionale e politike e tij është e pasur, dhe kjo, sipas Kurtit, ia shton Hysenit potencialin si intelektual me energji e mendësi të re.

“Mbi të gjitha, ai është një i ri që nuk kujdeset veç për të rinjtë por për secilën moshë, gjini e kategori. Sa shumë nevojë ka Gjilani mu për këtë”, shkroi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat