Inaugurohet Galeria e re e Gjilanit

Gjilani

Inaugurohet Galeria e re e Gjilanit

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 12:54
Inaugurohet Galeria e re e Gjilanit

 Kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka inauguruar sot Galerinë e Qytetit, e cila tha se do të jetë një mundësi e madhe për artistët.

“Jam i lumtur që e kemi realizuar Galerinë e re të qytetit si një mundësi e madhe për artistët dhe me vjen keq që nuk kemi arritur ta bëjmë ekspozitën e madhe për 28 nëntor, por besoj që në Flakën e Janarit administrata e re do të mund ta jetësojë, në kuadër të shtyllës së artit”, tha kryetari Haziri.

Kryetari Haziri me këtë rast e ka nderuar me mirënjohje artisten Anila Aliu, e cila në konkursin ndërkombëtar “Golden Classical Musical Awards”, në Nju Jork, u shpërblye me vendin e parë.

“Dëshiroj që t’i falënderoj të gjithë artistët e Komunës së Gjilanit me të cilët kam bashkëpunuar, të cilët më kanë bërë të nderuar dhe të vlerësuar. Në veçanti falënderoj Anila Aliun e cila ka ardhur nga Nju Jorku me çmimin më të madh në piano pas një konkurrence globale. Ne jemi krenarë me sukseset e Anilës dhe i dëshirojmë shumë suksese edhe në të ardhmen”, shtoi Haziri.

Në këtë ngjarje ka folur edhe Anila Aliu, e cila e ka falënderuar Hazirin për mbështetjen e madhe komunale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat