Austria ndihmon zjarrfikësit e Gjilanit

Gjilani

Austria ndihmon zjarrfikësit e Gjilanit

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 08:10
Njësia e Brigadës së Zjarrëfikësve në këtë komune, dje ka pranuar një donacion nga Bashkia Hollersbach në Landin e Salzburgut të Austrisë.

Drejtoria Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan, respektivisht Njësia e Brigadës së Zjarrëfikësve në këtë komune, dje ka pranuar një donacion nga Bashkia Hollersbach në Landin e Salzburgut të Austrisë.

Kontingjentin e helmetave që kanë ardhur nga Austria, Njësisë së Zjarrëfikësve të Gjilanit ua dorëzoi Drejtoresha e Institutit “Prime Education” në Prishtinë, Vjollca Blakaj e cila gjatë vizitave zyrtare që ka pasur në Austria përveç temave për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ajo i ka diskutuar edhe mundësitë se si Bashkitë e Austrisë do mund të ndihmonin Komunat e Kosovës.

“Pas bisedave që kemi pasur me shumë institucione në Austri, disa prej Bashkive kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin që në mënyra të ndryshme të ndihmojnë Kosovën.

Njëra prej këtyre Bashkive është edhe Hollersbach në Landin e Salzburgut, ku Brigada vullnetare e Zjarrëfikësve dhuroi si donacion një numër të konsiderueshëm të helmetave të cilat unë ua dorëzova organeve përkatëse të Komunës së Gjilanit”, ka thënë Blakaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat