Alban Hyseni: Do ta realizojmë transferin maksimal për ta ndihmuar Drinor Gashin

Gjilani

Alban Hyseni: Do ta realizojmë transferin maksimal për ta ndihmuar Drinor Gashin

Më: 18 janar 2022 Në ora: 17:57
Alban Hyseni

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se do të realizojnë transferin maksimal të lejuar me ligj për ta ndihmuar të riun nga ky qytet, Drinor Gashin, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.

Hyseni ka bërë thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë Drinorin.

Postimi në Facebook:

“Me të marrë lajmin për rastin e të riut nga Qyteti i Gjilanit, Drinor Gashi, i cili pas një sëmundje të rëndë u detyrua që për shërim të udhëtojë në shtetin e Turqisë. Kemi kontaktuar menjëherë organet kompetente në Komunën e Gjilanit, për të realizuar transferin maksimal të lejuar me ligj nga Zyra e Kryetarit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat