​Nesër në Gjilan nis faza e tretë e dezinsektimit hapësinor

Gjilani

​Nesër në Gjilan nis faza e tretë e dezinsektimit hapësinor

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 12:13
Gjilan

Në Gjilan do të fillojë faza e tretë e dezinsektimit hapësinor dhe do të zgjasë pesë ditë.

Njoftimi i plotë:

Gjilan, 13 shtator 2022 – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan ka bërë të ditur se nesër (14 shtator) do të fillojë faza e tretë e dezinsektimit hapësinor dhe do të zgjasë pesë ditë.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, ka njoftuar se dezinsektimi do të bëhet nga ora 19:30 deri në ora 24:00, ndërkaq ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kësaj kohe t’i mbajnë dritaret e mbyllura që të mos futen mushkonjat (insektet) brenda.

“Faza e tretë e dezinsektimit fillon nga lagja “Zabeli” gjegjësisht nga kolektori ku zakonisht është burim i mushkonjave dhe insekteve tjera, për të vazhduar përgjatë lumit Mirusha në të dy anët e tij deri afër hotelit Kristal. Po ashtu, do të përfshihen lagjet Reshat Ymeri e Dheu i Bardhë. Në ditët në vijim do të përfshihen lagjet tjera si, Dardania, Kodra e Dëshmorëve, Arbëria si dhe tërë lagjet e hapësirat tjera të qytetit”, ka thënë Osmani.

Drejtoresha e Shëndetësisë ka theksuar se në zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të mushkonjave (insekteve) sidomos rreth lumenjve, do të bëhet dezinsektimi në këto fshatra: Malishevë, Uglar, Pogragjë, Dobërçan, Përlepnicë, Livoçi i Epërm, Livoç i Poshtëm, Cërrnicë, Lladovë, Zhegër, Llashticë dhe Velekincë.

Në rast të kushteve të pafavorshme klimatike (shi, erë e fortë) punët do të shtyhen deri në ditën e ardhshme me mot të mirë dhe vazhdon sipas orarit të paraparë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat