​Danezët vizitojnë burgun e Gjilanit, shohin nga afër hapësirat

Gjilani

​Danezët vizitojnë burgun e Gjilanit, shohin nga afër hapësirat

Më: 29 mars 2023 Në ora: 19:09
Foto nga vendngjarja

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, bashkë me një delegacion danez, të kryesuar nga Anne-Mette Lyhnr Jensen, kanë vizituar burgun e Gjilanit.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni danez u njoftua me hapësirat e burgut në Gjilan dhe me mënyrat e funksionimit të tij.

“Në fokus të veçantë ishte edhe informimi lidhur me trajtimin e të burgosurve pranë këtij burgu i cili është në përputhje me respektimin e standardeve ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.

Bëhet e ditur se u vizituan dhomat e pranimit, dhomat e vizitave, njësia shëndetësore dhe hapësirat e tjera ku kryhet aktivitete me të burgosurit.

“Gjatë qëndrimit të tyre në Republikën e Kosovës delegacioni danez kryesuar nga znj. Anne- Mette Lyhnr Jensen -vizituan burgun e Gjilanit. Gjatë kësaj vizite, delegacioni u shoqëruan nga zëvendësministri Sallahu, antarët e kabinetit dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Me këtë rast, delegacioni danez për së afërmi u njoftua me hapësirat e burgut në Gjilan dhe me mënyrat e funksionimit të tij. Në fokus të veçantë ishte edhe informimi lidhur me trajtimin e të burgosurve pranë këtij burgu i cili është në përputhje me respektimin e standardeve ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit të tyre në këto hapësira u vizituan : dhoma e pranimit, dhoma e vizitave, njesia shëndetësore dhe hapësirat e tjera ku kryhen aktivitete me të burgosurit”, ka njoftuar MD-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat